Sht. Nën 23rd, 2024

Kusari-Lila: Asociacioni veç sipas Kushtetutës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk mund të vije asgjë në konsideratë përveç ky mekanizëm duhet të bazohet në Kushtetutën e vendit.

Sipas saj, formimi i Asociacionit i bazuar në Kushtetutë është garantuar edhe me letrën e dërguar në vitin 2015, nga ish-shefja për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Federica Mogherini si dhe nga ShBA-ja.

“Është thënë shumë herë janë parime të pa ndryshuara për pozitën, por besoj edhe për të gjithë në Kosovë, mbi se çfarë duhet që të bazohet një statut i asociacionit dhe është në të gjitha argumente të cilat lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me letrën e Mogherinit, me mendimin dhe rikonfirmim e kritereve nga ShBA-të. Asgjë tjetër nuk mund të vije as në konsiderim njëjtë sikur se nuk ka ardhur edhe propozimi i ekipit menaxhues, i cili u shkarkua”, tha ajo për Ekonomia Online.

Kusari-Lila ka shtuar se marrëveshjet e arritura më Serbinë, e që sipas saj, kanë peshë më të madhe nuk janë duke u zbatuar nga shteti serb.

Ajo përmendi marrëveshjen për energjinë, që sipas saj, Kosovës po i kushton me miliona euro, ku bëri thirrje që zbatimi të fillojë sa më shpejt në mënyrë që të ketë normalizimi me furnizim dhe me faturim në veri të vendit

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *