Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kriza e fundit në veri është e shtata e prodhuar në mandatin e Albin Kurtit kryeministër.
Sipas Hazirit, tensionimin e situatës e ka sjellur moskoordinimi i Kurtit me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët e dialogut.
“Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme. Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situates”, ka shkruar Haziri.