Sht. Nën 23rd, 2024

I vazhdohet mandati EULEX-it deri në vitin 2025

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka vazhduar mandatin misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) deri më 14 qershor të vitit 2025.

Vendimi për zgjatjen e mandatit është publikuar në faqen zyrtare të BE-së, raporton Klan Kosova.

“Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX-it në KOSOVË, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që misioni EULEX të zgjatet deri më 14 qershor 2025”, thuhet në dokumentin zyrtar.

“KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave, EULEX duhet të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e ndihmës juridike dhe bashkëpunimit në çështjet penale”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *