Die. Nën 24th, 2024

Bislimi: Asociacioni është si Kali i Trojës, Serbia dëshiron ta ndajë Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta të Serbisë për insistimin e formimit të Asociacionit.

“Asociacioni nuk kishte për qëllim asnjëherë të integronte serbët vendas në Kosovë, por si kali i Trojës së Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje”, thekson Bislimi.

Reagimi i plotë:

Non-paper” i kohëve të fundit i hartuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve ofron dëshminë më të fortë deri më tani për synimin e vërtetë pas insistimit të Serbisë për Asociacionin në Kosovë.

Themelimi i Asocacionit nuk është një objektiv në vetvete, por përkundrazi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëllimit kryesor të një “bote serbe” (“Srpski svet”) që përkon me territorin e ish-Jugosllavisë.

Dizajni fillestar i Asocacionit është i parëndësishëm, pasi kompetencat e tij do të evoluojnë dhe do të shfrytëzohen për shkak të mbështetjes financiare të Beogradit dhe mungesës relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës.

Këto kompetenca do të çojnë përfundimisht në një Rep. Srpska të re me qëllimin e ndarjes territoriale btw. trevat shqiptare dhe serbe. Kjo pastaj do ta detyrojë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistencën e dy entiteteve kombëtare në Kosovë dhe autonominë absolute në zonat e Asocacionit.

Kjo autonomi do të sjellë që serbët të kenë zero nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu Asocacionin një “vezë qyqeje” në territorin e Kosovës. Serbia beson se avantazhi kryesor krahasues që ka aktualisht dhe duhet të shfrytëzojë është epërsia ekonomike në rajon.

Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar i “Srpski svet” nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizmat fetarë me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe.

Prandaj, themelimi i Asociacionit duhet të jetë imperativi kryesor për politikëbërësit serbë, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të serbëve.

Non-paper shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për Asociacionit, por duhet ta bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë të tijën.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *