Die. Nën 24th, 2024

Policia e krimeve ekonomike arreston një avokat, mori para nga palët me premtimin se do të ndikojë te gjyqtarët

Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot në mesditë ka arrestuar një avokat nën dyshimn se ka marrë para nga një palë duke i premtuar se do të ndikojë te gjyqtarët për ta trajtuar një rast.

Hetuesit policor gjate investigimit të këtij rasti kanë gjetur prova në të cilat faktohet se avokati është i përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas burimeve të KosovaNews, rasti po trajtohet nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Pas prezantimit të provave me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 ore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *