Die. Nën 24th, 2024

KFOR me parullë në Zveçan: Mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke qëndruar në komunat veriore të vendit për të evituar tensionimet e situatës pas protestave të serbëve atje.

Tashë janë bërë disa ditë që kur protestat janë bërë më paqësore, por që dy javë më parë ato ishin mjaft të tensionuara.

Afër 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan nga protestat e dhunshme të serbëve në veri, raporton Indeksonline.

Sot gjatë ditës, pranë barrikadave të improvizuara përreth Komunës së Zveçanit, KFOR vendosi një parullë me një mesazh.

“KFOR-i pësoi mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të siguruar për të gjitha komunitetet” thuhet në afishen e vendosur përballë protestuesve.

Ky mesazh i KFOR-it duket se është bërë për të vetëdijesuar protestuesit lidhur me rëndësinë e qëndrimit dhe shërbimit të tyre në komunitet.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *