Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryekuvendarin e Konjufcës kanë bërë homazhe te ish-presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaçi te familja Jashari dhe ushtarët e NATO-s, në nder të 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Kurti në Facebook publikoi pamje nga këto homazhe, derisa u shpreh falënderues ndaj NATO-s dhe ndërhyrjes së saj ushtarake.
“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës”, shkroi ndër të tjera kryeministri
Homazhe në shënim të 24-vjetorit të Ditës së Çlirimit
Bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e Ditës së Çlirimit, përkujtuam e nderuam humanizmin e ish-presidentit Rugova, qëndresën e veprimtarit Demaçit, sakrificën e familjes Jashari dhe kontributin e ushtarëve të NATO-s.
Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës.