Pre. Sht 20th, 2024

Policia shpalos detaje për kidnapimin e tre zyrtarëve policor

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se tre pjesëtarët e policisë së Kosovës u kidnapuan nga forcat speciale serbe, thellë brenda territorit të Kosovës.

“Sot në mesditë në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se njësitet speciale të Serbisë në formë të organizuar kanë kidnapuar tre zyrtar kufitar patrollues. Dua ta theksoj se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe. Policia, njësia policore patrolluese kufitr ka qenë me detyrë zyrtare në vendin e quajtur ” Pare”, brenda territorit të kosovës. Të njëjtit kanë qenë duke kryer detyrat zyrtare që të parandalojnë grupet kriminale që t’i shfrytëzojnë rrugët ilegale që të konbtrabandojnë mallëtra të ndryshme përfshirë dhe dyshimet për armatim në atë pjesë”, ka thënë ai.

Ndërsa tha se policia e Kosovës përveç njësiteve në terren ka njoftuar mekanizmat vendor dhe ndërkombëtare dhe KFDOR-in që të bëhet presion që zyrtaret policor të lirohen.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *