Në Mitrovicë dhe Peran e Letanc të Podujevës, vizitova familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës, tre policëve tanë të rrëmbyer dje nga forcat e armatosura të Serbisë.
Në ta pamë shqetësimin por edhe qëndresën për familjarët e tyre dhe zyrtarët tonë.
Falënderues për besimin e tyre dhe mbështetjen për institucionet e Republikës.
Jemi bashkë. Republika e Kosovës është në të drejtën e saj. Kështu ka shkruar kryeministri në Facebook