Die. Nën 24th, 2024

Pas gjermanit, i shkon edhe francezi, Haradinaj pret në zyre dy ambasadorët e fuqishëm

Pasi priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, Rohde, Ramush Haradinaj ka pritur në takim edhe ambasadorin francez, Guerot.

Kreu i AAK-së ka bërë të ditur se me ambasadorin francez kanë ndarë shqetësimin për gjendjen e krijuar në veri.

“Në një takim të zhvilluar në zyrën time me ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, z. Olivier Guérot, e ndamë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e krijuar në veri të vendit.
Folëm edhe për nevojën e deeskalimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit.
Franca gjithnjë ka pasur një rol të rëndësishem në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikundër që e ka edhe në situatën aktuale” shkruan Haradinaj në njoftim

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *