Die. Nën 24th, 2024

Rama: Më duket e tmerrshme që Kurtit i janë mbyllur dyert në Evropë dhe ShBA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se pavarësisht mospajtimeve që ka me kryeministrin Albin Kurit lidhur me veriun, i duket “e tmerrshme” që kryeministrit të Kosovës nuk i hapet asnjë derë dhe që i anulohen vizitat nëpër Evropë apo edhe në Amerikë.

“Unë nuk hyj tek ata që konsideroj ndërkombëtarët dhe partnerët si Zotin vet. Zoti është mbi ne dhe mbi ndërkombëtaret. Është mbi Amerikën dhe mbi Shqipërinë. Por në këtë rast është katastrofë që të këputen lidhjet në këtë far feje me bashkësinë euro-atlantike, që sipas disa filozofëve në Kosovë s’ekziston as si koncept”, ka shtuar Rama.

Ai ka shprehur gatishmëri për t’u takuar me kryeministrin Kurti. Ndonëse një takim të tillë e anuloi nëntë ditë më parë, kur në Gjakovë po përgaditej çdo gjë për mbledhjen e Kosovë-Shqipëri të Qeverive.

Kryeministri Rama sot njoftoi se u ka dërguar letër presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku ka kërkuar shtysë të planit franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë.

“Pardje i kam nisur një letër të dytë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e e një shtyse të re konkrete, si kombarët e planit franko-gjerman, natyrisht me mbështetjen e SHBA-së që plani franko-gjerman të zbatohet domosdo”, ka thënë Rama.

Rama ka kërkuar edhe lirimin e menjëhershëm të policëve të Kosovës që janë rrëmbyer nga forcat serbe.

“Pa u kthyer në shtëpi ata tre policë nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e deeskalimit”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se më 8 qershor, Edi Ra

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *