Sht. Nën 23rd, 2024

IHMK: Vërshimet në Pejë kanë qenë të pa shmangshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë detaje për vërshimet e mbrëmshme në Pejë, duke thënë se situata e rënduar erdhi si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë.

IHMK ka bërë të ditur se situata do të fillojë të stabilizohet gjatë ditëve në vijim.

Sipas këtij instituti, vetëm brenda një ore kanë rënë 54.6 mm (l/m2).

closevolume_off
IHMK thotë se kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane.

“Situata e rënduar me vërshime në Pejë, ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min. (Nga ora: 19:35 deri 20:44), kanë rënë 54.6 mm (l/m2). Kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane.

Ndërkohë nga instituti është thënë se lumi Bistrica e Pejës, aktualisht nuk paraqet ndonjë rrezik për përmbytje lumore. Niveli në ora 11h ishte 93 Cm, apo afro 2.5 m. nën vlerën e nivelit maksimal, tendencat janë në rënie të ngadalshme.

Instituti ka njoftuar se gjatë orëve të pasdites së sotme, do të ketë reshje shiu të cilat në pjesën perëndimore dhe verior të vendit do të jenë me intensitet dhe shtrirje më të theksuara. Situata do të filloj gradualisht të stabilizohet gjatë ditëve në vijim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *