Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo Vuçiq, është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Policia i ka hequr bluzën me mesazhe provokuese që ai mbante.
Policia e Kosovës e ka ndaluar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, Danilo Vuçiq, i cili po qëndron në Kosovë për shkak të festës së “Vidovdanit”.
Pas përfundimit të ceremonisë, e cila u mbajt në Graçanicë, Dukagjini ka siguruar pamjet ku shihet se Policia e Kosovës ka ndalur veturat ku ishte djali i presidentit të Serbisë për t’ia larguar bluzën, e cila mbante mbishkrime antiKosovë.
Danilo Vuçiq pas liturgjisë ishte parë duke lëvizur nëpër qytezën e Graçanicës, i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtarë të sigurimit.