Qytetarët serb kanë bllokuar rrugën në pjesën serbe, afer kufirit në Jarinjë.
Sipas burimeve të Indeksonline serbet të cilët kanë bllokuar rrugën afer kufirit në Jarinje, nuk janë lejuar të hyjnë nga Serbia në Kosovë, për të festuar Vidovdanin.
Nga videot e siguruara nga Indeksonline shihet grumbull i qytetarëve dhe veturave të cilët e kanë bllokuar rrugën që të shpie në Jarinje.
Serbet e grumbulluar, janë kryesisht motoristë të cilët shpalosën flamurin serb dhe dërguan mesazhe përkrahëse për serbët në Kosovë.
Ata kanë bllokuar rrugën, afër pikës kufitare ne Jarinje ku edhe kanë ndezur fushekzjarre.
Rikujtojmë se sot serbet shënuan festen e tyre te njohur si Vidovdani.