Sht. Nën 23rd, 2024

A ishin aleatët e Kosovës të njoftuar për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë? Sveçla sqaron çdo gjë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mbajtur konferencë për media pas fillimit të zbatimit për pajisje me targa të përkohshme të automjeteve që mbajnë targa të Serbisë.

Ai tha se kjo është një e drejtë legjitime e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë.

Sveçla tha se për këtë veprim janë koordinuar edhe me aleatët e Kosovës.

“Sa i përket sigurisë në vazhdimësi ne angazhojmë kapacitet tona si shtet i Kosovës. Koordinohemi me gjithë aleatët tanë. Edhe për këtë rast ata kanë qenë të njoftuar. Zv. Kryeministri Bislimi a ka paralajmëruar këtë veprim. Më 15 shtator kjo marrëveshje ka skaduar si afat dhe rrjedhimisht ka qenë çështje e organizimit të resurseve.

Për sa i takon barrikadave i bëj ftesë gjithë qytetarëve të Kosovës që mos të bllokojnë rrugët, qarkullimi është e drejtë themelore i të gjithë qytetarëve dhe krejt çka bëjmë është dëmtojnë edhe qarkullimin e vetvetes”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *