Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e re të AAK’së, Ambasasorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, për të cilin ka thënë se është mysafiri i parë në zyret e reja.
Haradinaj ka thënë se me Hovenier kanë folur për aktualitetin në vend, bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe mbështetjen e ShBA’së ndaj Kosovës.
“Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re, të nderuar që mysafiri i parë ishte Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier.
Folëm për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës! Me urime të ndërsjella edhe për Festën Kombëtare të Pavarësisë së Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj.