Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës para pak minutave ka bërë publike listën e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas AAK-së kjo listë është e përbërë me njerëz të devotshëm, gra dhe burra të dëshmuar, jo vetëm në përcaktimin e tyre për Shtet e Familje por edhe me përgatitje të admirueshme profesionale.
‘’Lista e Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, me njerëz të devotshëm, gra dhe burra të dëshmuar, jo vetëm në përcaktimin e tyre për Shtet e Familje por edhe me përgatitje të admirueshme profesionale, është oferta më e mirë për Kosovën’’, thuhet në njoftim.