Hën. Nën 25th, 2024

Abazoviq sot takohet me Kurtin, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për Shërbime Ajrore

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dje ka arritur në Kosovë.

Ai do të qëndrojë për disa ditë, me ç’rast do të mbajë një sërë takimesh me krerë shtetërorë.

Takimin e parë do ta mbajë me homologun kosovar të tij, Albin Kurtin, raporton Indeksonline.

Agjendën e këtij takimi e ka zbardhur Zyra e Kryeministrit, e që është edhe arsyeja e vizitës së Abazoviqit në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Shërbime Ajrore mes dy Qeverive.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi” bëhet e ditur në njoftim.

Takimi pritet të mbahet në ora 09:00 dhe do të pasohet me një konferencë për media.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *