Sht. Nën 23rd, 2024

Abdixhiku: Edi Rama është i mirëpritur gjithmonë në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka komentuar vizitën e nesërme të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ai pas takimit me opinionistët dhe gazetarët ka komentuar deklarimin e kreut të Qeverisë, Albin Kurti se nuk do ta takojë Ramën, përveç në mbledhjen e të dy qeverive.

Sipas tij, kjo tregon se në çfarë gjendje është Kosova.

“Natyrisht që kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur në Kosovë, fakti që ne e diskutojmë pritjen ose jo të tij tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova. Kryeministri është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *