Pre. Sht 20th, 2024

Abdixhiku: Kosova është bërë peng i çmendurisë popullsitë, I duartrokisin përplasjes, mburren me gjithë terrin politik që na shoqëron tash e tre vjet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj “prishjes” së raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës.

Abdixhiku e veçoi vizitën e Sekretarit Amerikan, Antony Blinken, në Shqipëri, por theksojë se një vizitë e tillë nuk do të ishte e mundur pa kapërcim në Prishtinë.

Kreu i LDK-së, shkroi se Kosova është bëre peng i çmendurisë popullsitë, gjersa theksojë se nuk pret nga Amerika që të e bëje qeverinë, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë. Aty flet për numrin rekord të turistëve, për këngët e Duas, punën e Mira Muratit në ChatGPT, kualifikimin e Shqipërisë në Evropian e për partneritetin e jashtëzakonshëm në mes të dy shteteve mike.

Vite më parë, një vizitë e tillë nuk do të ishte e mundur pa kapërcim në Prishtinë. Kosova, si destinacion ishte e natyrshme.

Sot, në të njëjtën orë e në të njëjtën ditë në Kosovën e zymtë prej popullizmit, SHBA-të na flasin për raportet më të ulëta historike. Për lëkundje partneriteti e krizë komunikimi.

Jam i lumtur për ecjen e Shqipërisë. Në ekonomi, kulturë, turizëm, sport e diplomaci. Po na ikin me hapa të mëdhenj. Po e bëjnë mençur, si vend i NATO-s dhe me partnerë!

Por Kosova, shteti ynë është bërë peng i çmendurisë populliste. I duartrokisin përplasjes. E nxisin delirin. Mburren me gjithë terrin politik që na shoqëron tash e tre vjet.

Nuk pres që Amerika të na bëjë qeveritë. Ata që kanë të tilla pritje – dhe sa kam kuptuar s’janë pak të tillë – nuk janë të destinuar për politikë. Kjo detyrë fisnike i takon vetëm popullit të Kosovës. Dhe tek populli i Kosovës kam besimin e plotë që do të japë përgjigje këtë vit. Sepse, si vend, si shtet, si popull, kemi detyrim ta bëjmë Kosovën më mirë – ekonomikisht, politikisht dhe me miq! Paradoksalisht, po aq sa Shqipëria fillimisht.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *