Die. Nën 24th, 2024

Abdixhiku, Kurtit: Kur humb argumentet fillon të prodhosh materiale për TikTok

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është ankuar se deputeti i LDK-së Arben Gashi po e pengon gjatë fjalimit të tij për këtë arsye e ka quajtur të “papjekur”.

Prandaj, kryeministri Kurti i ka kërkuar deputetit Gashi që të mos ia ndërprejë fjalën.

“Nuk po e shohin qytetarët se është shumë vështirë të flasësh prej ndërhyrjeve tuaja këtu, duhet të pres që të ndaleni, për mua deputeti Gashi vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj. Andaj mos më nderpreni, saherë e doni fjalën e merrni, por mos më ndërpreni se qytetarët nuk e dinë pse fjalimi im ka pauza. Fjalimi im ka pauza sepse duhet të qetësohet njëri”, i tha Kurti-Gashit.

Më pas fjalën e mori kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i kërkoi Kurtit që ta ruajë qetësinë kur flet me deputetët e LDK-së.

“Kryeministër të ftoj që kur komunikon me deputetët e LDK-së të ruash qetësinë dhe për hir të informimit publik është pjesë debatit parlamentar të rregullt shumë më pak sesa ministrat e tij flasin këtu sa herë që dalin. Kryeministri kur humb argumentet fillon të prodhojë material për TikTok, kështu bëri edhe sot.Kryeministri ka probleme thelbësore kontradiktore sepse është në transformim të pozicioneve të tij, prandaj po humb qetësine dhe argumentet” u shpreh Adixhiku.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *