Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës në komunën e Novobërdës, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e barazisë për të gjithë qytetarët, duke deklaruar se “nuk ka qytetarë të rendit të parë e të dytë; qytet të madh e të vogël për ne.”
Gjatë tubimit, Abdixhiku prezantoi projektet dhe idetë e LDK-së për katër vitet e ardhshme.
“Edhe në Komunën e vogël të Novobërdës mbajtëm tubim. Edhe këtu, pas një kohe të gjatë, na pritën me plot ngrohtësi. Qëndruam këtu si dëshmi se nuk ka qytetarë të rendit të parë e të dytë; qytet të madh e të vogël për ne. Jemi një, bashkë, nën një fat për të gjithë. Do të shërbejmë e do të kujdesemi për të gjithë! Edhe këtu, shpalosëm projektet e idetë tona. Kohë për ndarje e përplasje nuk kemi. Kemi vetëm një obligim; të paraqitemi denjësisht para qytetarëve tanë me zotime e projekte për 4 vitet e ardhshme! Bajrush Ymeri, është kandidati i vetëm nga kjo Komunë – në gjithë Kosovën, për deputet në Kuvendin e vendit. 124 është numri ynë! 9 shkurti është festa jonë!” – tha Abdixhiku.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në degën e pestë në Prishtinë.
Para simpatizantëve të LDK-së, Abdixhiku kërkoi që ta bëjnë ndryshimin siç bën në Kryeqytet duke e votuar Përparim Ramën për kryetar.
“Ne nuk jemi për ndarje e përçarje. LDK-ja nuk është parti e fjalëve të mëdhaja, nuk është parti e punëve të vogla e nuk bçn popullizëm e demagoxhi që të bëjë premtime që nuk i mban ato. Mos harroni, LDK-ja është parti e Ibrahim Rugovës, themeluesit dhe ndërtuesit të shtetësisë së Kosovës. Katër vite më parë ju qytetarë të Prishtinës, dega e pestë, bëtë ndryshimin e madh duke e sjellë kryetarin e ri në Kryeqytet, Përparim Ramën. Katër vjet më pas në atë që na pret si ndryshimi më i madh i Republikës”, u shpreh Abdixhiku.
E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun e ka futur në borxh, pasi u zotuan projektet në vlerë prej 1.5 miliard euro.
“Sot e kemi futur në borxh, 1.5 miliard euro. Për Unazën e Qytetit, për Spitalin e Kryeqytetit dhe për atë të Kosovës. Për Muzeun, për zonat kulturore dhe për të gjitha investimet që do t’i bëjnë për të mirat e qytetarëve të Kryeqytetit. Duhet me besu që ne jemi ata të cilët do ta dërgojmë këtë vend përpara në krye me Dr. Lumir Abdixhiku i cili do të jetë kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, deklaroi Rama.
Ndërsa kryetari i kësaj dege, Izet Sadiku, ka potencuar se LDK është dhe do të mbetet e vetmja për të ardhmen e Gollakut.
“Në këtë fushatë nuk do të flasim për të kaluarën por për të ardhmen e qytetarëve të vendit. Ne jemi partia që bashkëpunon dhe që i vë interesat përpara të gjithë qytetarëve. LDK është dhe do të mbetet e vetmja për të ardhmen e Gollakut”.