Sht. Nën 23rd, 2024

Abdixhiku në takim me ambasadorin britanik: Ecja me ta është interes kombëtar i yni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott.

Abdixhiku ka thënë për ambasadorin britanik se është mik i vërtetë i Kosovës.

Kryetari i LDK-së ka thënë se ecja me të është interes kombëtar i yni.

“Gjithherë ka qenë kështu, gjithherë do të jetë kështu. Prandaj dhe në momente si këto, kjo ecje merr peshë. Jo sepse humbasim dinjitet, përkundrazi sepse e forcojmë ate duke forcuar vet interesin e shtetit”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Nick Abbott, përtej rolit të ambasadorit, është dhe mik i vërtetë i Kosovës. Mbretëria e Bashkuar, mbetet aleat i jashtëzakonshëm i popullit të Kosovës.

Ecja me ta është interes kombëtar i yni. Gjithherë ka qenë kështu, gjithherë do të jetë kështu. Prandaj dhe në momente si këto, kjo ecje merr peshë. Jo sepse humbasim dinjitet, përkundrazi sepse e forcojmë ate duke forcuar vet interesin e shtetit.

E prita ambasadorin në vizitë. Diskutuam mbi gjendjen e rëndë në veri. U pajtuam dhe për rrugën që duhet ta bëjmë përpara. E falënderova për gjithë mbështetjen politike, strategjike e ushtarake që Mbretëria e Bashkuar i jep Republikës sonë të re në çdo hap.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *