Hën. Sht 16th, 2024

Abdixhiku pas takimit: Kosovës i duhet sa më parë një Qeveri e re, propozova 26 janarin si datë të zgjedhjeve të ardhshme!

Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit konsultativ ndërpartiak që patën sot më presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku u diskutua caktimi i datës së zgjedhjeve të rregullta.

Abdixhiku bëri të ditur se ka propozuar datën 26 janar 2025 për zgjedhje të ardhshme, pasi sipas tij, Kosovës i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës,

Sot, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, kam marrë pjesë në takimin konsultativ ndërpartiak, të thirrur për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta.

Sipas afateve kushtetuese, konsultimet për datën e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vetëm 3 javë larg datave të darkave joformale. Ky fakt, në vete, e bën, edhe një herë, përpjekjen e shpërbërjes së Kuvendit e kështu të heqjes së përgjegjësisë nga Qeveria populliste krejt të panevojshëm dhe të dëmshëm.

Në takim prezent ishin 13 parti të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës. Në takimin e thirrur nga Presidentja nuk morën pjesë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme.

Zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë!

Si manifestim i demokracisë, si rikthim tek qytetari, si vlerë e shtetit tonë të ri, ato na vijnë në një moment kritik të vendit, të gjeneratave të tashme dhe atyre që vijnë. Prandaj dhe përbashkimi i së djathtës sot është thirrje për shpëtim!

E ardhmja është e bukur.

Lidhja është gati!

Lidhja është e fortë!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *