Pre. Nën 22nd, 2024

Abdixhiku: Rruga e vetme për situatën në veri është koordinimi me aleatët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i vlerësoi zhvillimet e fundit në veri në vendit me vendosjen e barrikadave nga serbët lokal në situatë të rëndë. Kreu i LDK-së, Abdixhiku tha se situata është e atillë që institucionet e Kosovës, kanë vështirësi për të shtrirë pushtetin atje.

Sipas tij vendi ynë gjithmonë ka zgjedhur që provokimeve t’i përgjigjet në koordinim me aleatët.

“Rruga e vetme për situatën në veri është koordinimi me aleatët tanë”, tha ai.

Sipas tij tani është situatë e rëndë në veri. “Është vazhdimësi e provokimeve të Serbisë tash e dy muaj, gjithsesi të paralajmëruara nga komuniteti ndërkombëtar tek ne nga partnerët dhe aleatët tanë, por që fatkeqësisht Kosova nuk ka arritur t’i përballojë me mençuri dhe maturi”, tha Abdixhiku për RTK Prime.

Ai tha se LDK është përkrahëse e institucioneve, kur është në pyetje Kosova.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *