Enj. Sht 19th, 2024

Admirali amerikan dhe komandanti i KFOR-it mbajnë takime në Qeveri

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali amerikan Stuart B.Munsch, gjatë vizitës së tij në Kosovë, të martën ka pasur takime edhe në objektin e Qeverisë.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga kryeministria lidhur me këto takime.

Nga ana tjetër, Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, njoftoi më herët gjatë ditës për një takim të Munschit me gjeneralmajorin e KFOR-it Oezgkan Ulutashin.

Sipas njoftimit, ata diskutuan për sigurinë në Kosovë dhe mbështetjen e procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *