Mër. Shk 5th, 2025

Agim Ademi pas kuvendit të rregullt të punës në FFK: Së bashku po ndërtojmë një të ardhme edhe më të ndritur

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në Prishtinë, u mbajt kuvendi i rregullt i punës, ku pjesëmarrës ishin 49 delegatë, derisa me pjesëmarrje kuvendin e nderuan edhe Marco Ferri, përfaqësues i FIFA-s, Denis Bastari, përfaqësues i UEFA-s, Lutfi Nuriu e Ilir Shulku, përfaqësues të FSHF-së dhe Musa Selimi, përfaqësues i KOK-ut.

Kuvendi u drejtua nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi progresin e arritur nga federata në zhvillimin e futbollit kosovar, si dhe sfidat që e presin për të ardhmen.

Postimi i plotë:

“Sot mbajtëm me sukses kuvendin e rregullt të punës së Federatës së Futbollit. Falënderoj nga zemra të gjithë kuvendarët për qytetarinë e treguar dhe vizionin e përbashkët drejt zhvillimit të futbollit tonë.

“Një falënderim i veçantë shkon për përfaqësuesin e FIFA-s, Marco Ferri, dhe atë të UEFA-s, Denis Bastari, të cilët, në cilësinë e monitoruesve, e vlerësuan lart kuvendin tonë, duke e quajtur modern dhe duke lavdëruar unanimitetin e të gjithë anëtarëve.

“Faleminderit edhe Musa Selimit nga KOK-u si dhe Ilir Shulkut e Lutfi Nuriut nga FSHF-ja, të cilët ishin sot pjesë e kuvendit tonë.

“Gjithashtu, mirënjohje për klubet, investitorët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në avancimin e futbollit në vendin tonë. Së bashku po ndërtojmë një të ardhme edhe më të ndritur për futbollin tonë!

“Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *