Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Siç njofton ai, ka mbetur i vdekur një 45-vjeçar.
“Ju njoftojme se me daten 19.06.2022 rreth ores 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident tarfiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd. Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura). Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndiem të rënda trupore I cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndrru jetë. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan”, u shpreh Hashani.