Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin me fatalitet ditë më parë te MAShT-i në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Po është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës”, ka thënë Ulaj.
Në këtë aksidenti i cili ndodhi pak ditë më parë, ka vdekur një 26-vjeçar.