Die. Nën 24th, 2024

Aktakuzë ndaj Dibran Hoxhës dhe katër të tjerëve lidhur me vrasjen e rëndë në lokalin ‘Kobra City’

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj Dibran Hoxhës dhe katër të akuzuarve të tjerë lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Kukësi, më 3 janar 2023, në lokalin ‘Kobra City’ në Prizren.

Hoxha akuzohet për dy vepra penale, ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Kurse, Roland Susuri dhe Burim Mazreku akuzohen për veprën ‘Manipulimi me prova’.

closevolume_off
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri D.H., akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së.” – thuhet në njoftim.

Ndërkaq, të akuzuarit Roland Susuri, Jesmir Badalli dhe Arben Vezaj, akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ .

Po ashtu, Susuri dhe Badalli akuzohen se e kanë kryer edhe veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Ndryshe, sipas Prokurorisë, “për shkak të një mosmarrëveshje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City”, me të dëmtuarit ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “Mercedes” FA 19-PFX, me targa angleze, për tu larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C ndërron jetë rrugës për në Spitalin e Kukësit, derisa R.Sh nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *