Hën. Mar 17th, 2025

Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të K.R.U “Gjakova”, dega në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës të pandehurit H.Ç., M.U., S.M., Z.V., A.H. në cilësinë e personave zyrtar pranë Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A – Dega në Rahovec në dëm të kompanisë kanë kryer shërbime në komunë të Rahovecit tek qytetarët e saj gjatë orarit të punës dhe jashtë tij pa dijeninë e kompanisë.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se të pandehurit me inicialet H.Ç., M.U., S.M., Z.V., A.H., me datë të pacaktuar e deri në fillim të muajit qershor të vitit 2024, në cilësinë e personave zyrtar pranë Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A – Dega në Rahovec, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, të cilët të koordinuar në mes vete, në dëm të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A, kryejnë shërbime në komunë të Rahovecit, tek qytetarët e saj gjatë orarit të punës dhe jashtë tij pa dijeninë e kompanisë, në atë mënyrë kanë shfrytëzuar: kamionin, eskavatorin, derivatin dhe materialin e nevojshëm për kyqjen e ujësjellësit tek qytetarët me të cilët kishin biseduar tani të pandehurit gjegjësisht, H.Ç., i koordinuar me të pandehurin S.M., të pandehurin Z.V., dhe të pandehurit A.H., dhe M.U., kanë marrë për shërbimet e kryera tek qytetarët si, L.O., shumën prej 1.500 euro, G.D., shumën prej 350 euro, H.D., shumën prej 750 euro, A.A., shumën prej 1.000 euro dhe P.M., shumën prej 2.000 euro, të holla këto te cilat janë ndarë në mes të pandehurit H.Ç., dhe S.M., ndërsa në pagesa më të vogla u janë dhënë tre të pandehurve të tjerë, me çka në këtë mënyrë me veprimet e tyre të kundërligjshme të njëjtit i shkaktojnë dëm material të dëmtuarës K.R.U “Gjakova” SH.A. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i’u vihet në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *