Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën për Gërmi për disa orë, pasi u dyshua për një mjet shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe.
Por, pas kontrolleve të kryera ka rezultatuar se është lajm i rrejshëm dhe se nuk është gjendur kurrfar mjeti shpërthyes.
Njesia për demnim ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk është gjendur asgjë e dyshimtë.
Tanimë është liruar rruga për qarkullim.