Hën. Dhj 23rd, 2024

Albin Kurtit i shkon një ftesë nga Prokuroria Speciale

Kryeministri Albin Kurti para pak minutave ka marrë një ftesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu.

”Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale” ka thënë Kryeziu.

Po ashtu Kryeziu ka thënë se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor, ka shtuar ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *