Sht. Nën 23rd, 2024

“Aleatët kërkojnë veprime, jo fjalë”, nënkryetari i LDK-së: Nuk i besojnë më deklaratat e Kurtit

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurtit, ndërkombëtarët nuk i besojnë më, prandaj duhen veprime konkrete.

Haziri deklaroi se aleatët nga Kurti kërkojnë veprime dhe jo fjalë.

“Nuk është dinari çështja e vetme, por ka të bëjë dhe plani i deskalimit, edhe çështje të tjera që duhet të arrihen. Tani zoti Kurti në emër të Kosovës duhet të veprojë, nuk besohen më në deklarime apo në lojëra fjalësh. Duhen veprime konkrete që të gjithë t’i shohin”, tha Haziri për abcnews.al.

“Për herë të parë pas 45 vjetësh, Serbia ka organizuar një takim në OKB, për shkak se udhëheqësit e SHBA nuk e bllokuan me veto. Natyrisht, që Serbia ka me pas pasoja, si strehues terrorist. Ne jemi vendi i parë që kemi zbatuar euron jashtë Eurozonës. E vetmja që e ka marrë si dhuratë ka qenë Mali i Zi pas shpalljes së pavarësisë së tij. Nuk është dashur që Kosova të shkaktojë kriza në BE, pasi nuk ishte koha, vendi dhe rendi, që kjo çështje të bëhej kryesore”, u shpreh Haziri.

Më tej, ai theksoi se “pas këtij viti në Kosovë priteshin ndryshime të mëdha. Po ajo që pritet është Kosova me mbajt fjalën. Kosova ka prodhuar lajme të këqija dhe politika të këqija”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *