Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, ka bërë homazhe dhe ka shprehur mirënjohje për jetën dhe kontributin e Gjeneral Shaban Shalës.
Në një deklaratë, Krasniqi theksoi se Gjeneral Shala e vuri gjithë jetën e tij në shërbim të atdheut dhe qytetarëve, duke u shquar për trimërinë dhe përkushtimin e tij në çdo rrethanë dhe sfidë.
“Ai kulmoi angazhimin e tij në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas çlirimit dha një kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit” tha Krasniqi.
Ai e cilësoi Gjeneralin si një simbol të heroizmit dhe përkushtimit ndaj lirisë dhe drejtësisë, duke përfunduar mesazhin e tij me fjalët: “Lavdi e përjetshme!”