Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore të partisë ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, Abdixhiku tha se ka informuar ambasadorin për ecurinë pozitive të fushatës zgjedhore, projektet ambicioze që LDK-ja synon të realizojë dhe përkushtimin për të rikthyer pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në rast se merr drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Në selinë qendrore të LDK-së, në këtë kohë fushate, prita ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Ambasadorin e njoftova për momentumin e mirë të fushatës sonë; për rrjedhën e tubimeve impresive si dhe për pritjet tona për ndryshim! E njoftova dhe për projektet e mëdha kapitale, që do t’i realizojmë! .
U zotova që pas 9 shkurtit, me LDK-në udhëheqëse të qeverisë së re, Republika e Kosovës do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar, siç dhe do të avancojë interesat tona strategjike.
Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i republikës sonë; dhe për gjithë kontributin e dhënë në çdo etapë, falenderova ambasadorin sot”, ka shkruar Abdixhiku.