Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, ka falënderuar edhe njëherë qeverinë dhe popullin e Kosovës për mikpritjen e treguar ndaj refugjatëve afganë.
Përmes një statusi në Facebook, Abbott ka thënë se gjatë ditës së djeshme ka vizituar afganët të cilët janë nën përkujdesje të përkohshme në Kosovë nga trupat britanike nën komandën e NATO-s.
Sipas tij ata janë në një gjendje traumatike, dhe vazhdojnë të tregojnë durim dhe këmbëngulje.
Madje Abbott për të treguar shpirtgjerësinë e shqiptarëve ka përdorur një fjal itë Nënës Terezë.
“Nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, ushqeni vetëm një!”, ka shkruar Abbott ndër të tjerash në profilin e tij në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Dje vizitova të evakuuarit afganë, të cilët janë nën përkujdesje të përkohshme në Kosovë nga trupat britanike nën komandën e NATO-s, ndërkohë që janë bërë aranzhimet për udhëtimin e tyre të mëtejshëm. Ata kanë kaluar një gjendje traumatike, dhe vazhdojnë të tregojnë durim dhe këmbëngulje. Do të doja që edhe një herë të falënderoj qeverinë dhe popullin e Kosovës për mbështetjen tuaj, duke ua bërë atyre një mikpritje të ngrohtë. Derisa njerëzit në Kosovë festojnë përvjetorin e kanonizimit të Nënë Terezës, më kujtohen fjalët e saj: “nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, ushqeni vetëm një!”.