Die. Sht 8th, 2024

Ambasadori Rohde: Edhe pse i është kërkuar Serbia nuk e ka arrestuar Radojqiqin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij ka kërkuar nga Serbia arrestimin e Millan Radojciq, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Serbia duhet t’i kryejë detyrat e saj të shtëpisë.

“Gjatë gjithë kohës kërkojmë nga Serbia arrestimin e udhëheqësit të supozuar Radojçiq, kjo nuk ka ndodhur ende. Serbia nuk ka hapur asnjë kllaster për anëtarësim që disa vite. Ka diskutime intensive, Serbia është përfshirë në detyrimet e marrëveshjet e Ohrit e Brukselit, janë futur në kapitullin 35, janë vendosur detyrat e shtëpisë. Masat janë vendosur për mosveprimeve apo mosdëgjimit të keshillave tona. Jemi në favor të largimit gradual”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *