Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka falenderuar nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj i cili dënoi ashpër sulmin e Iranit kundër Izraelit.
“Ju faleminderit ngrohtësisht, Prof. Dr. Enver Hoxhaj, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës! Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!”, ka shkruar ajo në X.
Ky falënderim, erdhi pas një postimi që Hoxhaj bëri në rrjetin social X (ish-Twitter).
“Veprimet e sotme nga Irani kundër Izraelit përbëjnë një sulm ndaj rendit demokratik dhe të bazuar në rregulla nga regjimi i Ayatollah. Kosova qëndron me vendosmëri pranë popullit izraelit, duke ofruar mbështetje për mbrojtjen e tyre kundër kërcënimeve të tilla iraniane.”, thuhej në postimin e Hoxhajt.