Sht. Mar 15th, 2025

Analishti Shenoll Muharremi tregon per ndikimin e rritjes se çmimit te energjise ne ekonomi dhe te familjet kosovare

Të premten, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) njoftoi se rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të jetë rreth 15%.

Ky vendim i ZRrE-së ngjalli goxha reagime të ashpra në opinion, duke e quajtur këtë si barrë të pakapërcyeshme për qytetarët.

Edhe analisti Shenoll Muharremi ka dalë me një shkrim, ku flet për ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë në ekonomi dhe tek familjet kosovare.

Ai thotë se kur rritet çmimi i rrymës, rriten të gjitha çmimet tjera.

Ky është postim i tij i plotë:

Si Ndikon Rritja e Çmimit të Energjisë në Ekonomi dhe tek Familjet Kosovare?

Kur rritet çmimi i rrymës, rriten të gjitha çmimet tjera.

Disa shembuj:

Fillimisht Rritet Kosto e Prodhimit
-Fabrikat dhe bizneset paguajnë më shumë për energjinë elektrike.

-Shpenzimet e rritura çojnë në çmime më të larta për konsumatorët.

-Bizneset nuk kanë si tjetër pos t’ia faturojnë qytetarëve rritjen e çmimit të shpenzimeve që krijohet nga rritja e çmimit të rrymës.

Shporta e konsumatorit bëhet më e shtrenjtë
-Mallrat e përditshme, si ushqimet dhe produktet bazë, pësojnë rritje çmimesh.

-Mesiguri edhe buka si produkt esencial shtrenjtohet. Por jo vetëm kjo, edhe të gjitha çmimet tjera.

-Kjo rritje e çmimit të rrymës e prek drejtpërdrejt standardin e jetesës së qytetarëve.

Inflacioni rritet dhe fuqia blerëse bie
-Çmimet e përgjithshme në ekonomi rriten.

-Paga mbeten të njëjta, duke ulur nivelin e jetesës për shumicën e familjeve.

-Fuqia blerëse, edhe ashtu e shkatërruar vitet e fundit, bie edhe më shumë.

-Kur shkon te arka e marketit, e sheh që çka ke ble me 100 euro, tash të duhen 130 euro.

Sektori i shërbimeve ndikohet drejtpërdrejt
-Bizneset e vogla paguajnë më shumë për faturat e energjisë.

-Për ta kompensuar, ata rrisin çmimet e shërbimeve që ofrojnë.

-Konkurrueshmëria e bizneseve zvogëlohet. Psh çmimi i kafes mundet me u rritë përsëri.

Prodhuesit kosovarë bëhen më pak konkurrues ndaj produkteve të importuara
-Rritja e çmimeve tjera e rrit koston e prodhimit.

-Kjo i bën produktet vendore më pak konkurruese në tregun e brendshëm.

-Disa biznese edhe falimentojnë, se nuk mundën me i përballu presionet dhe konkurrencën nga jashtë.

Papunësia mund të rritet, gjithashtu migrimi
-Bizneset që nuk përballojnë kostot mund të shkurtojnë vendet e punës.

-Kjo mund të çojë në pasiguri më të madhe në tregun e punës.

-Rrjedhimisht, kjo ndikon në rritje të migrimit vitet e ardhshme, sepse kostoja e jetës bëhet e papërballueshme dhe njerëzit duhet me gjetë zgjidhje diku tjetër.

-Mbi 300,000 persona kanë lëvizur nga fshatrat e Kosovës që nga regjistrimi i fundit.

-Fshatrat janë zbrazur dhe kjo ka ndikuar edhe në bujqësi.

Efekt zinxhir në çmimet e konsumit

Çmimet e larta të energjisë do të ndikojnë tek çdo produkt dhe shërbim.
-Vala e re e inflacionit do të përshpejtohet.

-Deri më tani, ka produkte ushqimore që janë rritur mbi 100% nga viti 2021.

-Në top të kësaj, kjo rritje do krijojë një valë të re të inflacionit që do ketë efekt domino në zinxhirin e çmimeve të konsumit, dhe jo vetëm.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *