Sht. Pri 12th, 2025

Anëtarësimi në BE, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare më 14 prill

Konferenca e katërt ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Evropian(BE) do të mbahet me 14 prill.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Evropian, ku mësohet se në këtë konferencë do të hapen negociatat për grup kapitullin 2 që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm. Konferenca për shtyp do të mbahet në orën 19:15.

Deri më tani Shqipëria ka hapur negociatat dhe ka nisur punën për Grup-kapitullin 1 që ka të bëjë me shtetin e të drejtës dhe Grup-kapitullin 6 për marrëdhëniet me jashtë.

Gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas ka thënë se është plotësisht e mundshme që Shqipëria të jetë vend i BE-së në vitin 2030. Ajo vlerësoi reformat, por tha se zbatimi i tyre dhe veçanërisht sundimi i ligjit janë kyçe për integrimin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *