Ushtria amerikane ka nisur një anije masive nga Virxhinia drejt Detit Mesdhe për të filluar ndërtimin e një porti të përkohshëm në bregdetin e Gazës. Anija është e ngarkuar me pajisjet e nevojshme për portin, i cili do të lehtësojë dërgimin e më shumë ndihmave për civilët në Rripin e Gazës, të cilët po përballen me mungesa të mëdha ushqimore për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Anija amerikane me pajisjet për ndërtimin e portit në Gazë drejt Detit Mesdhe
Anija amerikane me pajisjet për ndërtimin e portit në Gazë drejt Detit Mesdhe
The code has been copied to your clipboard.
width
640
px height
360
px
Facebook
Twitter
The URL has been copied to your clipboard
Auto240p360p480p720p1080p
No media source currently available
0:002:31
0:00
Rripi i Gazës është përfshirë nga një luftë urbane. Ministria izraelite e mbrojtjes publikoi një video që tregon trupat izraelite duke luftuar në çdo shtëpi në qytetin e Khan Younisit në jug të Rripit të Gazës.
Zëri i Amerikës nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e videos.
Sipas zyrtarëve rajonal të shëndetësisë, publikimi i videos pason një fundjavë, në të cilën dhjetëra palestinezë u vranë nga sulmet ajrore dhe ato me artileri nga forcat izraelite.
Situata në Gazë është e rëndë, thonë punonjësit e shëndetësisë dhe ata të ndihmave humanitare.
“Situata është përkeqësuar për disa arsye. Ne kemi arritur në këtë pikë për shkak se po përballemi me një bllokadë. Dy nga tre vendkalimet në Rripin e Gazës kontrollohen nga Izraeli dhe vendkalimi tjetër kontrollohet nga Egjipti. Tani, vetëm njëri nga këto tre vendkalime po funksionon pjesërisht”, thotë Dr. Thaer Ahmad nga organizata “MedGlobal”.
Për të kapërcyer këto bllokada tokësore, partnerët rajonalë filluan të lëshonin ndihma nga ajri.
Gjatë fundjavës, forcat ajrore të Jordanisë lëshuan në Gazë ndihma ushqimore, përfshirë miell, oriz, qumësht artificial për fëmijë dhe ujë.
Edhe Forca Ajrore të Shteteve të Bashkuara lëshuan nga ajri më shumë se 88 pako me ndihma ushqimore, që përmbanin 53 mijë racione ushqimore dhe 23 mijë shishe me ujë.
Tani Shtetet e Bashkuara kanë filluar një operacion të ri për dërgimin e ndihmës në Gaza, duke nisur nga Virxhinia drejt Detit Mesdhe një anije të madhe me pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Rripin e Gazës.
Sipas disa vlerësimeve, mund të duhen deri në 60 ditë për ndërtimin e portit, që do të përdoret për operacionet e dërgimit të ndihmave në territoret palestineze.
OKB-ja thotë se një e katërta e popullsisë së Gazës po përballet me urinë.
Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, thotë se deri më tani afër 31 mijë palestinezë janë vrarë në këtë konflikt, një shifër e papranueshme për Presidentin amerikan Joe Biden.
“Nuk mund të kemi mbi 30 mijë palestinezë të vrarë si pasojë e luftës kundër Hamasit. Ka mënyra të tjera për t’u përballur me traumën e shkaktuar nga Hamasi”, tha Presdienti Biden.
Me fillimin e muajit të Ramazanit, për më shumë se 72 mijë palestinezë të plagosur, çdo lloj ndihme nga toka, deti apo ajri është jetike.