Sht. Nën 23rd, 2024

Arbërie Nagavci tregon se si do të zëvendësohen orët e humbura

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për tetë të shtuna do të mbahet mësimi që humbën fëmijët gjatë grevës.Nagavci, bëri të ditur se nga dy të shtuna në muaj fëmijët do të mbajnë kompensimin e mësimit.

“Janë vetëm tetë të shtuna që do të mbahet mësimi dhe i kemi ndarë nga dy të shtuna në muaj. Nëse nuk do të ishin këto të shtuna atëherë procesi mësimor do të vazhdonte deri në gjysmën e muajit korrik dhe do të ishte shumë ngarkesë për fëmijët”, tha Nagavci.

Nagavci, mes tjerash, tha se pret që bashkëpunimi me Këshillin e Prindërve të rritet për të mirën e fëmijëve.

“Të mos harrojmë se janë më shumë se tre muaj që fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë, ndërkaq sa i përket Këshillit aktual që është në kuadër të Prishtinës, ju njoftojë se jemi duke rishikuar udhëzimin administrativ për prindërit”.“I kam pritë deklaratat e Këshillit të Prindërve dhe e mirëpres interesimin dhe shqetësimin që e kanë ata për mësimdhënësit dhe bëjë thirrje që të shtojmë bashkëpunimin për më të mirën për fëmijët”, tha Nagavci në Klan Kosova.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *