Sht. Nën 23rd, 2024

ARBK dhe AKI nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Zv. Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Lebibe Haliti dhe Drejtori i AKI- së, Petrit Ajeti.

Ky Memorandum do të ndihmoj ARBK-në dhe AKI-në në avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive Kushtetuese dhe Ligjore.

Informacionet e grumbulluara nga ky bashkëpunim, do të ndihmojnë në luftën kundër krimit te organizuar, shpëlarjes së parave, financimit të terrorizmit, luftën kundër ekonomisë jo formale, identifikimin e kapitalit dhe investimeve nga vende dhe individ të sanksionuar nga Institucionet Ndërkombëtare, si dhe identifikimin e kapitalit të dyshimtë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *