Die. Nën 24th, 2024

Arrestimet në Pejë, Istog e Klinë, Prokuroria jep detaje në konferencë për media,per zyrtarët e arrestuar

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj ka dhënë detaje rreth aksionit që kanë zhvilluar sot në komunën e Pejës, Klinës dhe Istogut.

Kurmehaj tha se kanë arrestuar 10 persona, katër prej tyre drejtor të urbanizimit dhe tjerët zyrtarë të lartë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës”.

“Kjo iniciative ka rrjedhe prej meje, pas shqetësimit të qytetarëve për ndërtimet pa leje që janë duke u lejuar në Klinë, Deçan, Pejë, Junik dhe Istog. Unë si kryeprokuror kam caktuar pesë prokurorë që janë marrë me rastin. Kemi bastisur tri komuna, Pejë, Klinë Istog, 10 janë arrestuar, disa prej tyre drejtorë, nën dyshimet se kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare”, deklaroi ai në një konferencë për media.

Ndërkaq, prokurorja e rastit bëri të ditur se ky është vetëm fillimi, dhe se tashmë kanë siguruar dëshmi për ndërtime pa leje, duke shtuar se në Istog kanë arrestuar katër zyrtarë, në Pejë tre, dy në Klinë, dhe një në Deçan.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *