Nëntë aktivistë të PSD-së janë arrestuar pas një aksioni të tyre në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytet.
Në lidhje me arrestimin e aktivistëve të PSD-së ka reaguar anëtarja e kësaj partie, Teutë Rrusta, e cila tha se policia e ka të ndaluar të futet në kampusin universitar.
“Por kur ministrja e arsimit shkel Kushtetutën, pse policia mos me i shkel rregullat? Sot, teksa pritnim që ministren e arsimit ta ballafaqonim me rezultatin e dobët të punës së saj, policia e sigurimi kujdeseshin për imazhin e saj”, shkroi ajo.