Hën. Shk 24th, 2025

Arrestimi i Erion Veliajt, reagon Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Po shembet piramida e krimit falë opozitës”, tha Berisha i pyetur nga një gazetar teksa po dilte nga selia e PD-së.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme.

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Burime të Panorama.al konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *