Pre. Sht 20th, 2024

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, MPJD jep detaje se si po trajtohet në burgun e Beogradit

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me rastin e arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, ditë më parë derisa ka provuar të hyjë në Serbi përmes pikës kufitare në Merdarë.

MPJ ka thënë se kreu i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd e ka vizituar Dakajn në qendrën e Paraburgimit në Beograd ku ai po mbahet.

Ministria e Jashtme në komunikatë potencon se gjatë vizitës që i është bërë sot më 10 janar, Dakaj e ka konfirmuar se Dakaj po akuzohet nga Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Lidhur me trajtimin e tij në burg, MPJ tregon se vetë Dakaj ka treguar se s’ka përjetuar ndonjë dhunë fizike apo formë tjetër të maltretimit, ndërkohë që i është lejuar të kontaktojë familjen e tij në telefon.

MPJ ka bërë thirrje për qytetarët, sidomos ish-pjesëtarët e UÇK-së, që të kenë kujdes përgjatë kalimit nëpër Serbi dhe kanë dhënë një numër kontakti nëse hasin në vështirësi përgjatë udhëtimit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mbi rastin e arrestimit të z. Hasan Dakaj në Serbi

Në lidhje me rastin e arrestimit të qytetarit të Republikës së Kosovë, z. Hasan Dakaj, në Serbi, ju njoftojmë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi që nga dita e parë e arrestimit të z. Dakaj ka qenë e angazhuar në këtë rast dhe sot pas miratimit të kërkesës nga autoritetet serbe, ambasadori Jashari ka vizituar qytetarin Hasan Dakaj në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës të Beogradit, ku z. Dakaj është duke u mbajtur.

Më 6 Janar 2024, në ora 16:00, z. Dakaj ka dalur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, respektivisht, deri më 3 Shkurt 2024.

Gjatë vizitës që i është bërë me datë 10.01.2024, z. Dakaj e ka konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Sa i përket trajtimit të tij, qytetari Dakaj ka theksuar se deri me tani nuk ka përjetuar ndonjë dhunë fizike apo formë tjetër të maltretimit. Ndërkohë, atij i është lejuar të kontaktojë me telefon familjen e tij.

Marrë parasysh fushatën përndjekëse dhe veprimet arbitrare të Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në veçanti atyre që kanë qenë pjesë të luftës çlirimtare, MPJD fton të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe nëse ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, diplomatët dhe përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në vazhdimësi para Bashkësisë Ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin mbi veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe i bëjnë thirrje që të angazhohen për lirimin e menjëhershëm të qytetarëve, Hasan Dakaj, Nezir Mehmetaj dhe të tjerëve që mbahen në Serbi.

Njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

PROMOTED CONTENT

1 lugë para gjumit dhe do të humbni 15 kg në 17 ditë
SLIM FIT

Bëj këtë një herë në ditë dhe humb 17 kg në 3 javë
KETO BLACK

Dhjami shtesë në stomak dhe kofshë do të zhduket për 6 ditë!
METAFIX

Your Pathway To The USA: A Full Guide On Free Visa Sponsorship
GADGETSTRIPE

1 dozë në mëngjes = 1 kg yndyrë në ditë. Humbni 23 kg në një muaj
SLIM FIT

Simptomat e prostatitit zhduken në 3 ditë: receta japoneze
PROSTATOL

Harrojeni prostatitin me këtë veprim 5 minutësh
PROSTATOL

Largohuni nga prostatiti dhe sikleti në shtrat!Recetë sekrete!
PROSTATOL

Slovakia Made Sci-Fi Flying Cars A Reality With Air Car
ZESTRADAR

Financial Secrets Of Prince Andrew: The Truth About His Fortune
ZESTRADAR

Will And Eva Really Had No Shame When They Did This
ZESTRADAR

Për të normalizuar tensionin në 120/80, pini 1 gotë prej kësaj
HYPERTEA

Merrni 1 filxhan nga kjo (para gjumit) dhe harroni yndyrën!
METAFIX

Lost In Time: 10 Archaeological Discoveries That Still Baffles Us
ZESTRADAR

1 tabletë natën pastron enët! Tensioni 120/80 gjithmonë
HYPERTEA

Mos i humb
Propozimi për liberalizimin e vizave kalon në janar të vitit 2024
Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbeten në paraburgim
Dy kuvendet e qeveritë, Kosovë-Shqipëri bashkohen me 27 nëntor në Tiranë

Të fundit nga Lajme
18:08 / E Mërkurë, 10 Janar“E përshëndesim këtë veprim të presidentes Osmani”, reagon Lutfi Haziri17:50 / E Mërkurë, 10 JanarKurti nesër pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Irlandës17:35 / E Mërkurë, 10 JanarMagjistralja që po merr jetë/ Kjo është gjendja e tmerrshme e rrugës Prishtinë-Gjilan17:18 / E Mërkurë, 10 JanarRama tregon se pse e shtyu vizitën në Kosovë: Kurtin shpresojë ta takojë në Shkup17:14 / E Mërkurë, 10 JanarRama: Hekurudha për në Kosovë, do të kalojë nga Shkodra, porti i Romanos me financim të brendshëm17:13 / E Mërkurë, 10 JanarVdes në rrethana të dyshimta një 24- vjeçar në Prizren

Për të normalizuar tensionin në 120/80, pini 1 gotë prej kësaj
HYPERTEA

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *