Policia në Gjilan ka zhvilluar një operacion të gjerë të koduar si “Shpërndarësi”, me qëllim ndalimin dhe kapjen e personave të dyshuar për trafikim me narkotik.
Me këtë rast janë arrestuar katër persona V.S., L.N., L.M., A.A. teksa edhe janë konfiskuar prova material në katër lokacione të kontrolluara nga policia.
“Gjatë kontrollit te katër të dyshuarit janë gjetur dhe është konfiskuar në cilësi të provave materiale: substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 1,549.2 gramë me vlerë rreth 34 mijë e 400 euro, substancë, dyshohet të jetë kokainë me peshë 54.7 gramë në vlerë rreth 5,400 euro, para të gatshme të konfiskuara 2.010 euro, armë e shkurtër dhe 1 karikator me 15 fishekë, tri peshore elektronike, një telefon mobil, një veturë me targa vendore” thuhet në njoftimin e policisë.