Tre persona janë arrestuar para pak çasteve në Klinë pas publikimit të videos nga IndeksOnline ku shihen te njëjtit teksa rrahin dhe maltretojnë një person të cilin më pas e fusin në veturë.
Të dyshuarit ndodhën në stacion dhe po intervistohen nga hetuesit policor ndërsa më pas me urdhër të prokurorit të njëjtit pritet të dërgohen në qendrën e mbajtjes fillimisht për 48 orë.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Menjëherë pas publikimit të videos, prokurori ka urdhëruar policinë marrjen e menjëhershme të masave për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit. Policia në kohë reale ka kryer detyrat e saj dhe ka arrestuar të dyshuarit. Ata ndodhen në stacion të policisë duke u intervistuar dhe më pas prokurori do të nxjerr vendim për ndalimin e tyre fillimisht për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi për IndeksOnline